Kryeministrin italian Mario Draghi tha se Italia është shumë e përkushtuar të mbështesë Shqipërisë në çdo fushë dhe në integrimin në BE , por edhe zhvillimin e saj në çdo fushë duke u përshtatur sa më shumë me standardet e BE. Ai theksoi miqësinë e mirë mes dy vendeve duke thënë se kjo vetëm do të vijë e të forcohet më shumë.
“Është një marrëdhënie shumë e fortë, e suksesshme, nuk ka nevojë për fjalë por vetëm për përforcime. Bashkësia shqiptare në Italie është një bashkësi shumë e gjerë dhe shumë mirë e integruar dhe studentët shqiptarë janë të shumtë në universitetet tona. Bashkëpunimi me Shqipërinë shtrohet ende në bujqësi, turizëm, shërbime, Italia është pranë Shqipërisë për hyrjen e Shqipërisë në BE dhe ndjek nga afër për përshtatjen e standardeve të Shqipërisë me ato të BE dhe për rolin e Shqipërisë në stabilitetin në Ballkan”, tha Draghi.