Gaforrja: nuk ka frikë të jetë në kontakt me emocionet e saj, cilado qofshin ato. Personaliteti i saj këmbëngulës është zakonisht një cilësi e shkëlqyer, por ndonjëherë, mund të kthehet në konkurrencë.

Sa herë që ajo futet në një nga gjendjet e saj të humorit, qoftë për shkak se nuk ia doli apo është thjesht e mbingarkuar me emocione, ajo mund të ketë një reagim shumë dramatik.

Luani: është mbretëresha/mbreti i dramës. I pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes dhe ka standarde të larta në jetë, që do të thotë se e di se meriton më të mirën. Megjithatë, ka një ndryshim midis të qenit pasionant dhe dramatik, të cilin Luani ende nuk e ka kuptuar.

Shigjetari: ka një këndvështrim entuziast për jetën, kështu që kur fillon të veprojë në mënyrë dramatike, zakonisht nuk shoqërohet me ndonjë negativitet të madh. Shigjetari mund të jetë goxha i hapur kur do, por, më shumë se kaq, është një folës i madh, gjë që e fut gjithmonë në telashe.