Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot shembullin e një tjetër mjekeje që shërben larg vendbanimit për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.
Dr. Ermira Pajaj udhëton çdo ditë nga Tirana drejt Fierit, ku shërben si mjeke neurokirurge në Spitalin Memorial.
Dr. Ermira ka kryer doktoraturën për neuroshkencë në Universitetin e Torinos, Itali, studime post-doktoraturë në Spitalin Universitar “Charitè” – Berlin, Gjermani si dhe specializimin afatgjatë për neurokirurgji në QSUT.
“Sot është në shërbim të banorëve të rajonit të jugut, të cilët e marrin shërbimin me kushte bashkëkohore dhe mjekë të kualifikuar, si në QSUT”, tha Manastirliu.