Franca po përjeton valën e pestë të pandemisë, tha në një deklaratë dje Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran.
“Shumë vende fqinje janë tashmë në valën e pestë të epidemisë së COVID, ajo që ne po përjetojmë në Francë është fillimi i një vale të pestë ,” tha Veran për TF1, duke shtuar se përhapja e virusit po rritet me hapa të shpejtë.
Vendi regjistroi 11,883 raste në 24 orë, për të dytën ditë radhazi. Numri i rasteve të reja është dyfishuar çdo javë që nga mesi i tetorit.