Shtimi i rasteve të reja me Covid ka detyruar qeverinë greke që të ndërmarrë një sërë masash të reja kufizuese për të rritur efikasitetin në luftën për parandalimin e virusit.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi masat e reja kufizuese ku ndër të tjera raportohet se në kuadër të përpjekjeve për të mbrojtur shëndetin publik pas shfaqjes së variantit Omicron, vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për të gjithë grekët mbi 60 vjeç.
Bëhet e ditur gjithshtu se do të gjobiten 100 euro për çdo muaj të gjithë qytetarët mbi 60 vjeç që do të jenë të pavaksinuar.
Sipas informacioneve, gjoba prej 100 eurosh për grekët mbi 60 vjeç që nuk janë të vaksinuar do të konfirmohet çdo muaj përmes zyrës së taksave.