Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, vlerëson se satelitët do t;i vijnë në ndihmë policisë së shtetit. I ftuar në Radar Informatiuv me Jonida Shehun, Hodaj u ndal ndër të tjera edhe te aksioni i policisë për ndërtimet pa leje. Sipas tij, në vend nuk është problemi te ndrëtimet masive, por te paligjshëmria.

“Është normale që në periudha të caktuara të vitit mund të ketë fushata. Nuk vuajmë shumë nga ndërtimet masive, por nga paligjshmëria e shtesave, ndërtimeve të lehta dhe është normale që në maj-prill mund të ketë aksione të përqëndruara. Por aksioni ndaj ndërtimeve të paligjshme vazhdon gjatë gjithë vitit.

Policia e Shtetit ka shumë detyra, por jo shumë më tepër seç kanë policitë homologe. Besoj se në raport me mundësitë, policia ka bërë goxha mirë detyrat që i janë caktuar. Të gjithë harrojnë çfarë ndodh në harkun e një viti.

Janë programe ekstra që përfitojnë të gjithë institucionet. Në përdorimin e çdo pajisje të re do të trajtohen ata që do ta përdorin. Plani i dronëve inteligjentë është buxhet i vitit 2022. Ne po trajnojmë aktualisht punonjës për përdorimin e disa radarëve,” u shpreh ai.

Lexo edhe: Makina inteligjente që nuk fal shoferët, Hodaj në ABC: Po vijnë 10 të tjera më të sofistikuara, çfarë shkeljesh do kapin

Më tej, zv.ministri u ndal edhe tek transformimi i SHÇBA. Sipas tij kjo strukturë e ministrisë së Brendshme do të kthehet në agjenci, që do të shërbejë si “gjykatë” për disiplinimin e punonjësve të policisë.

“SHÇBA kthehet në një agjenci, zgjerohen kompetencat. Sipas projektit që qeveria ka prezantuar është që krahas kompetencave tipike që ka pasur në lidhje me ndjekjet penale merr një rol të rëndësishëm edhe te disiplinimi. Ligjet aktuale kanë lejuar që disiplinimit kanë qenë një proces i brendshëm. SHÇBA merr një rol aktiv në shkallë të parë të shkeljeve të rënda. E dyta është mënyra e organizimit. Sot ka n jë personel miks me grada policore dhe civile. Me transferimin e ti do të jetë trupë tërësisht civile. E treta, SHÇBA ka një rol thelbësor edhe në vetting. Po krijohet një trupë prej 45 vetash që do të bëjnë vlerësimin kalimtar,” tha ai.