Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Bashën duke i thënë se gjithçka di për të, e ka mësuar nga ish lideri i PD, Sali Berisha.
Sa i përket edukatës familjare dhe dhunës, Rama me nota ironie thotë: “Ti ke qëndruar me mua Lulzim 6 orë në atë rreze, të kam dhunuar gjë unë ty? Kemi kaluar shumë mirë. Çfarë të bëra unë ty aty. Nuk mund të jesh një i dhunuar që hesht, ke detyrë ta thuash, ose duhet ti thërrasësh mendjes së këtë ta ka thënë ustai.”
Fjala e kryeministrit
Rama: Erdhe ketu dhe fole për një usta. Ma referove mua. Ai është ustai yt dhe që mbetet i yti dhe ti je një çirak i tij e tregon fakti që ti e bëre me një Iphone. Kshu do jetë edhe partia juaj vitin tjetër IPAD dhe IPhone, ty iphone do të mbetet besoj. Po qe puna për të zgjedhur mes dy të këqijave, e ke dëgjuar nga ustai, të janë vrarë ortakët me antitank kur drejtoje Bashkinë e Tiranës. Ku e di ti që marr qetësues? E ke dëgjuar nga ustai.
Me një ndryshim që nuk je ustai, je një as kopje jo, je një njeri që ke marrë përsipër të bësh atë që as të takon meqë flet për familje dhe edukatë familjare, nuk ka lidhje me historinë tënde deri kur takove ustain.
Ti ke qëndruar me mua Lulzim 6 orë në atë rreze, të kam dhunuar gjë unë ty? Kemi kaluar shumë mirë. Çfarë të bëra unë ty aty. Meqë ti qenke njeriu që kush rri 590 cm larg meje dhe unë e dhunoj. Nuk mund të jesh një i dhunuar që hesht, ke detyrë ta thuash, ose duhet ti thërrasësh mendjes së këtë ta ka thënë ustai.
Lulzim atë unë e kam pasur përballë 30 vjet dhe pse e njoh shumë mirë, kopjen e tij e njoh një km larg. Ma kujton në çdo fjalë që thua, por më dëshpëron. Më dëshpëron që e ul veten në nivelin përtej zh, duke përdorur fjalorin më të ulët.