Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus nga 1,546 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se brenda ditës është regjistruar edhe një rast fatal kurse 34 qytetarë të tjerë janë shëruar.

NJOFTIMI

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.022 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës.

Deri më sot 755.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.546 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.665.

Në total numri i rasteve aktive është 352.