LSI ditët e fundit është hedhur në sulm ndaj PD-së dhe kreut të saj, Lulzim Bashës. Nisur nga deklarata e Bardhit se LSI nuk kishte pranuar që të dilnin në një listë të përbashkët për zgjedhjet e 25 Prillit, reagimet ishin të shumta.
Ndërkohë që këtë herë është ish-deputeti Viktor Tushaj që hedh akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.
Në një postim në rrjetet sociale, ai thotë se Basha është aksidenti më i rëndë që i ka ndodhur Shqipërisë dhe Partisë Demokratike, pasi ka qenë i paaftë për t’u përballur me mazhorancën kriminale, duke u shitur te ata për interesa financiare.
Postimi i Viktor Tushaj:
Ne fakt eshte humbje kohe te merresh me Lulin por ja vlen tja kujtosh ca gjera, ca bema, ca flirte, ca genjeshtra, ca gabime e ca faje, mosmirnjohjen dhe akoma me shume pabesine. Ne fakt Lul Basha eshte aksidenti me i rende qe i ka ndodhur PD-se dhe Shqiperise ne keto vite demokracie. Pesha e tij e pergjegjesise eshte jashtezakonisht e madhe pasi duke qene i paafte per t’u perballur me maxhorancen kriminale e duke u shitur tek ata per interesa te pastra financiare, shkaterroi opoziten dhe bashke me te dhe interesat e shqiptareve.
Askush nuk beson me te Luli i Gazit qe po behet qesharak cdo dite e me teper pasi me vulen e Gazit do perjashtoje partine nga partia. Ata qe e nxiten ti hynte detit ne kembe me sa duket nuk i kishin thene se sa i thelle eshte. Shashkat, deklaratat genjeshtra dhe te papergjegjshme apo hijeshia e llakosur nuk e nxjerrin nga llumi i pabesise dhe nuk e shpetojne nga revolucioni paqesor i njerzve te thjeshte te ketij vendi qe, per faj te tij, kane humbur cdo gje e bashke me to edhe shpresen.