Nga 1 janari deri më tani 47879 biznese janë përfshirë në procesin e Fiskalizimit. Bizneset e përfshira në procesin e Fiskalizimit kanë lëshuar mbi 83 milionë fatura.
Referuar të dhënave nga tatimet, gati gjysma e bizneseve të fiskalizuara janë në Tiranë. Po ashtu, numri më i madh i bizneseve të fiskalizuara i përkasin sektorit të tregtisë dhe shërbimeve.
DPT bën të ditur se për të kryer procesin e fiskalizimit, certifikata elektronike është një nga elementët e nevojshëm dhe nëse biznesi nuk është i pajisur me të mund të aplikojë nëpërmjet portalit e-Albania.
Më 1 janar 2021 nisi faza e parë e zbatimit të kësaj reforme, që konsistonte në transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe enteve publike (B2G); më 1 korrik 2021 nisi faza e dytë për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve (B2B); më 1 shtator nisi faza e tretë për transaksionet me para në dorë tatimpagues-konsumator (B2C).