Kryeministri Edi Rama tha sot në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës, se me marrëveshjet që do të nënshkruhen sot do të sjellin bashkëpunimin mes dy shteteve me pranë.
‘Do kishim dashur t’ju prisnim me diel. Shpresojmë që ky shi të jetë ogur i mirë. Ky është takimi i 7 i Shqipërisë dhe Kosovës mes dy qeverive. Sot mblidhemi pas dy vitesh, por edhe pasi kemi arritur sidoqoftë kemi një numër të konsiderueshëm gjërash që janë diskutuar e janë vënë në vijë. Një pjesë janë në rrugën e zbatimit, dhe një pjesë janë zbatuar. Ndërkohë sfida e përbashkët është të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve dhe të realizojmë një sinergji të plot mes të dyja shteteve në të gjitha fushat. Sot e sjellim bashkëpunim e dy shteteve më pranë njerëzve. Me vjen mirë që sot angazhohemi për hapjen e pikës kufitare në Shishtavec, rregullimin e trafikut lokal të kufirit dhe lejeqendrimin.’- tha Rama.