Parku i Shtëpisë së Pavarësisë po merr formë si një tjetër hapësirë fantastike e Vlorës së Rilindur, e cila do t’u ofrojë fëmijëve, gjyshërve, familjeve dhe vizitorëve e turistëve, një mundësi të re në qytetin që do të jetë një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë së Shqipërisë 2030, shkruan kryeministri Edi Rama.
‘Infrastruktura lidhëse e rrugës Transballkanike me detin, është një tjetër investim i rëndësishëm në transformimin rrënjësor të infrastrukturës në qytetin turistik të Vlorës, që po bëhet përditë e më tërheqëse, për vizitorët vendas dhe të huaj’, përmbyll shkrimin numri një i qeverisë.
Projekti që ka nisur po ecën me ritme të shpejta për rikualifikimin urban të sheshit dhe ndërtimin e Parkut parasheh edhe integrimin e kësaj hapësire me Lungomaren deri tek tuneli.
Kryeministri Edi Rama inspektoi të dielën ecurinë e punimeve në këtë investim teksa u shpreh se, ‘në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, ku do të mbillen afro 1000 pemë të llojeve të ndryshme dhe do të krijohet një hapësirë fantastike urbane.’
‘Për pak javë hapet kantieri i Portit Turistik bashkëngjitur këtij investimi’, bëri të ditur kryeministri Rama.
Teksa e cilësoi Portin Turistik të Vlorës, investimin që i cili do të bëhet një burim i rëndësishëm të ardhurash për qytetin që do të jetë një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë kombëtare.
Gjatë inspektimit të punimeve, kryeministri u njoh me projektet e tjera komplementare që shoqërojnë Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë, e cila do të jetë një hapësirë tjetër e re që do t’u ofrojë fëmijëve, gjyshërve, familjeve dhe vizitorëve e turistëve, një mundësi të re në qytetin që do të jetë një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë së vendit.
Parku i Shtëpisë së Pavarësisë do të marrë jetë së shpejti në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës, deri tek porti.
Ai do të lidhë bulevardin e ri “Ismail Qemali” me Lungomaren.