Në fund të dhjetorit të këtij viti bëhen dy vjet që nga paraqitja e rastit të parë me koronavirusin e ri në Wuhan të Kinës. Deri më tash në gjithë botën janë regjistruar mbi pesë milionë vdekje dhe miliona të tjerë të infektuar. Pasojat e kësaj sëmundjeje vazhdojnë edhe pas procesit të shërimit në aspektin psikologjik, sidomos te personat që vuajnë nga ankthi e depresioni.
Psikologu Petrit Thaçi thotë se rreth 5.8 për qind e personave mund të shfaqin çrregullime të ankthit ose depresionit si pasojë e gjendjes së krijuar. Ai tregon se grup-moshat më të prekura janë ato midis 20 e 30 vjeç. Përveç këtyre nga këto çrregullime janë të prekura edhe grup-mosha e fëmijëve, ajo e mesme dhe ato të shtyra.
Psikologu Thaçi thotë se te këta persona shfaqen çrregullime të ankthit dhe depresionit, vërehet një pa rahati, por edhe mbyllje nga rrethi shoqëror.
Pasojat e COVID-19/ Rreth 6% e të infektuarve përjetojnë ankth e depresion
Në fund të dhjetorit të këtij viti bëhen dy vjet që nga paraqitja e rastit të parë me koronavirusin e ri në Wuhan të Kinës. Deri më tash në gjithë botën janë regjistruar mbi pesë milionë vdekje dhe miliona të tjerë të infektuar. Pasojat e kësaj sëmundjeje vazhdojnë edhe pas procesit të shërimit në aspektin psikologjik, sidomos te personat që vuajnë nga ankthi e depresioni.
Psikologu Petrit Thaçi thotë se rreth 5.8 për qind e personave mund të shfaqin çrregullime të ankthit ose depresionit si pasojë e gjendjes së krijuar.
Ai tregon se grup-moshat më të prekura janë ato midis 20 e 30 vjeç. Përveç këtyre nga këto çrregullime janë të prekura edhe grup-mosha e fëmijëve, ajo e mesme dhe ato të shtyra.
Psikologu Thaçi thotë se te këta persona shfaqen çrregullime të ankthit dhe depresionit, vërehet një pa rahati, por edhe mbyllje nga rrethi shoqëror.
“Shenjat te personat me çrregullime të ankthit dhe më shpesh vërehet një lloj parehatie, një tendencë e një lloj hiperaktiviteti, pa përqendrim. Pra është frika ajo që mbizotëron tek ata, një frikë e brendshme, e pa specifikuar qartë që shpërfaqet me sjellje të pa sigurisë. Ndërsa te personat depresivë gjejmë një pasivitet, një ndjenjë lodhjeje dhe një pamje e lodhur, mos interesim pra mbyllje totale në vetvete edhe kur janë prezentë në rrethet sociale dhe janë të tërhequr brenda mureve të shtëpisë”, ka thënë ai për KosovaPress.
Ka studime afatgjata lidhur me këtë, që tregojnë, se pas një karantine intensifikimi i shqetësimeve të tilla si frika, pagjumësia apo një çrregullim i stresit postraumatik është më i lartë, por psikologu Thaçi thotë se nuk ka ndonjë dallim mes të moshuarve apo të rinjve, mes burrave apo grave.
“Statistikat asnjëherë nuk kanë arritur të flasin për një numër të përqindje së saktë, por diku variojnë nga 5.8 për qind te çrregullimet e ankthit si tërësi, ndoshta ka burime në literaturë ku depresioni mund të shtrihet deri në 17 deri 18% në një formë të popullsisë së përgjithshme, por prapë se prapë nuk e ka një saktësi dhe kohëve të fundit mund të vërejmë një tendencë për rritje sidomos të çrregullimeve të ankthit. Ka gjasa më të mëdha që kjo periudha 20 deri në 30 vjeç të jetë më shumë e përfshirë edhe me çrregullime të depresionit dhe me çrregullime të ankthit, por nuk ka një limit moshe që të themi se vetëm kjo moshë preket. Pra, kemi çrregullim të ankthit edhe të fëmijërisë, të moshave të mesme dhe të shtyra, por sikur prirjet më të larta janë nga 20 deri 30-vjeç ku fillojnë fazat e para të pjekurisë, të hyrjes në botën e analizave për jetën dhe veten”, ka thënë Thaçi.
Po ashtu Thaçi flet edhe për paragjykimin që mund të kenë personat me ankth dhe depresion, e që sipas tij më shumë kanë frikë vetë personat se do të kenë paragjykime, se sa do të ndodhë me të vërtetë si akt.
“Nganjëherë më e madhe është vetë përshtypja personale kur jemi në një gjendje depresive dhe ankthi se ne do të paragjykohemi. Pra, më shumë stërmadhohet frika e paragjykimit nga të tjerët se sa realisht mund të ketë një paragjykim të tillë, por realisht ka një tendencë që t’i jepet emërtim dhe stigmatizim. Pra, në momentin që vërehen sjellje të çuditshme, mund të ketë teza të tilla si ‘ai nuk ishte mirë diçka’, ‘kishte ndryshuar sjellja e tij’, ’çfarë kishte ndodhur me të’, pra mund të ketë emërtime të tilla, por më shumë është e ekzagjeruar dhe emërtuar nga vetë klienti që po e kalon gjendjen se sa që bota po e sheh çfarë po ndodh”, ka thënë Thaçi.
Megjithatë kjo periudhë e ankthit dhe depresionit mund të tejkalohet me aktivitete sociale, por edhe fizike.
“Përfshirja më shumë në aktivitete sociale, fizike, që përfshijnë konceptin e punës duke u përmbushur me atë pjesën që unë bëra diçka do të kishte qenë një lloj spektri i aktiviteteve që do ta ndihmonin personin me çrregullime depresive, qoftë me çrregullime ankthi që të rrisë konceptin dhe vlerësimin për veten dhe të ballafaqojë veten me emocionet që kanë qenë penguese. Megjithatë jo rrallë këto sugjerime dhe këshilla duken dhe mbeten të pavlefshme nëse klienti të mos i hyjë trajtimit psiko-terapeutik”, potencon ai.
Psikologu Thaçi thotë se periudha e pandemisë ka qenë shkak i ndikimit negativ për personat që kanë qenë duke përjetuar ankth dhe depresion.
“Padyshim që pandemia ka qenë një faktor shumë i fuqishëm që ka luhatur gjendjen psikologjike të gjithëve pa dallim, por sikur më të prirë për të vuajtur pasojat dhe ndikimet negative të kësaj periudhe kanë qenë personat që kanë pasur probleme të natyrës së çrregullimeve emocionale dhe psikologjike dhe më të prekur kanë qenë personat me çrregullime të ankthit, meqë pandemia është një periudhë ku ka prekur konceptet e sigurisë, të stabilitetit dhe të asaj se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë Thaçi.