Ish kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli ka folur për përplasjen mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës duke thënë se kjo gjë nuk do t’i shërbejë demokratëve, por Edi Ramës.
Në emisionin “Top Talk”, u shpreh se duken si cift që nuk e gjejnë dot gjuhën se si të ndajnë krevatit pas divorcit. Ndërsa vendimin e Bashës për të përjashtuar ish kryeministrin nga grupi parlamentar i PD e cilësoi si akt “berishist”.
Kadilli: Nuk kam firmosur dhe nuk firmos për Kuvendin. Është aksioni i Berishës. Besoj që edhe Berisha e Basha janë problemi, jo zgjidhja. Kuvendi nuk do të jetë zgjedhor, në dijeninë time është Kuvend i shpallur nga ata që organizojnë statusquonë, pra nuk ka një garë. Aksioni i Berishës është për të hequr Bashën. Nëse ¼ e delegatëve firmosin dhe kërkojnë mbledhjen e Kuvendit, do të mblidhet.
Në aktin për shkarkimin e Berishës, Basha bëri aktin më berishist. Shqetësimi i të ardhmes nuk është thjesht se çfarë teknikaliteti do të përdori. Do të duken si një çift që pasi divorcohen, nuk e gjejnë dot gjuhën se sit a ndajnë pronën, shtëpinë, krevatin. Ky nuk është shqetësim për demokratët.