Kryeministri Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Vatikan me rastin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë.

Me rastin e kësaj vizitës, ai i shoqëruar nga gruaja Linda Rama dhe djali i vogël Zaho, kanë vendosur lule në varrin e Papës Klementi XI, i cili ishte shqiptar, i quajtur ndryshe edhe Papa Albani.