Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin italian, Mario Draghi kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama bëri me dije se kishte kërkuar përshpejtimin për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në shtetin fqinj. Po ashtu Rama u ndal edhe te procesi i integrimit, ku tha se BE dhe Ballkani Perëndimor nuk mund të ecin në dy korsi të ndara.
“Do të ishte shumë e rëndësishme nëse do të mund të integroheshin sistemet universitare europiane me sistemet universitare me ato të Ballkanit Perëndimorë, apo sistemet e bujqësisë, sistemet e kërkimit dhe invoacionit dhe pa filluar edhe tranzicionin ekologjik që është sfidë e përbashkët, por nuk ka kuptim të ketë dy korsi të ndara një e BE një e Ballkanit Perëndimorë. Për arsye themelore, çdo gjë që ndodh në Ballkanin Perëndimor, si në të mirë e në të keqe, ka një ndikim të menjëhershëm mbi Europën. BE është e vetmja krijesë gjeografik me një kufi të jashtëm e një të brendshëm. Jashtë këtij kufiri të brendshëm janë 6 shtete që jetojnë praktikisht në zemër të BE. I kërkova kryeministrit edhe një përshpejtim të procesit të njohjes së pensioneve. Folëm edhe për sigurinë e drejtësinë dhe mendoj se kemi mundësi të mira për të zhvilluar projekte që t’u drejtohen më shumë të rinjve. t’i tërheqin drejt një edukimi me cilësi të lartë, siç është akademia italian e policisë, apo shkolla italiane e magjistraturës. Ne tani mund të bëjmë shumë më tepër sepse sot nuk janë vetëm shqiptarë që punojnë e jetojnë në Itali, por edhe italianët, sipërmarrës apo studentë në Shqipëri. Italia është një vend shumë i zhvilluar, Shqipëria një vend në zhvillim e sipër, por duhet që të gjenden rrugët për t’i forcuar këto lidhje, uroj që kryeministri të ketë mundësinë për të vizituar Shqipërinë”, tha ai.