Mourinho ka ngritur zërin disa herë nëpër media duke theksuar se klubi ka nevojë për transferime sa më shpejtë.
Portugezi është i pakënaqur me lojtarët e tij dhe me drejtuesit, pasi ai dëshiron një ekip të freskët dhe me rezerva të nivelit të lartë. Një emër i ri ka dalë nga dëshirat e Jose Mourinhos dhe ai është anësori i Real Madrid, Lucas Vazquez.
30-vjeçari ka pak ndeshje në këmbët e tij dhe dëshira për të qënë i aktivizuar në çdo ndeshje është shumë e madhe por gjë për të cilën Ancelotti nuk ia ofron dot. Real Madrid do të presë ofertën e parë zyrtare nga klubi Italian e më pas do të ulet për diskutime.