Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur ultimatum Bullgarisë që deri në fund të vitit duhet të zgjidhë çështjen e vetos që ka vendosur për negociatat e anëtarësimit për Shkupin, që penalizon edhe Tiranën.
2 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, William Keating dhe Claudia Tenny përmes një letre kërkojnë që Bullgaria duhet të zgjidhë përfundimisht mosmarrëveshjen me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që Shkupi të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit.
“Bullgaria duhet të zgjidhë përfundimisht mosmarrëveshjen me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që Shkupi të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit” thuhet në letër.
Dy anëtarët e Dhomës paralajmërojnë se vonesa në anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE do të lejojë ndikime anti-evropiane në rajon, veçanërisht nga Rusia dhe Kina.
“Pranimi i të dy vendeve është kritik për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor” thuhej në letër. “Tre vendet e Ballkanit, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore, janë anëtarësuar me sukses në NATO. Për këto arsye, anëtarët e Kongresit në të dy anët e sallës kanë shprehur mbështetjen e tyre të fortë për integrimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”.
Në të njëjtën kohë, anëtarët e Kongresit theksuan se megjithëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë përmbushur kushtet për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.