Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, ka reaguar në lidhje me sulmin me armë ndaj autobusit të nxënësve në Kosovë, ku mbetën të vdekur 3 persona.

Borell shprehet i tmerruar nga sulmi në Gjakovë dhe apelon që autorët të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm.

“I tmerruar nga sulmi i tmerrshëm në Gjakovë. Bashkëndjej me familjet e viktimave tyre, ndërsa përgjegjësit duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm. Jam bashkë me qytetarët e Kosovës në këto momente të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pajtimin në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Borrell.