Këtë të hënë kryeministri Edi Rama nuk e ka zhvendosur fokusin nga thirrja për të pastruar territorin e vendit.

Ai ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aksioni i djeshëm në Pyllin e Sodës në Vlorë, duke kërkuar që të gjithë të bashkohen të paktën duke mos e ndotur më vendin, për të treguar kështu dashuri dhe krenari për atdheun.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me thirrjen që të gjithë të na bashkohen për ta pastruar njëherë e mirë Shqipërinë, së paku duke mos e ndotur më tej trupin e saj të mrekullueshëm, e duke e treguar dashurinë e krenarinë për atdheun me patriotizmin elementar të respektit për mjedisin e tij, ju uroj një javë të mbarë??”, shkruan Rama.