Qeveria izraelite po shtyn për karantinë të detyrueshme të gjithë shtetasit izraelitë që kthehen nga jashtë. Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, Izraeli do të ndalojë të huajt të hyjnë në vend për 14 ditë dhe do të përdorë mbikëqyrjen për të ndaluar përhapjen e llojit të ri Covid, raportojnë mediat lokale.
Ndalimi pritet të hyjë në fuqi në mesnatën e së dielës, pas miratimit të plotë të kabinetit.
Izraeli deri më tani ka konfirmuar një rast të llojit potencialisht më infektiv Omicron të zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut.
Shumë vende kanë ndaluar që atëherë udhëtimet në Afrikën e Jugut dhe fqinjët e saj. Afrika e Jugut është ankuar se po ndëshkohet – në vend të duartrokitjes – për zbulimin e Omicron në fillim të këtij muaji.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se varianti i ri është “shqetësues”, me provat e hershme që sugjerojnë një rrezik më të lartë të ri-infektimit.
Sidoqoftë, OBSH ka shprehur jo dakordësinë me vendet që vendosin me nxitim kufizime udhëtimi, duke thënë se ata duhet të shikojnë një “qasje të bazuar në rrezik dhe shkencore”.
Më herët të shtunën, autoritetet izraelite kishin vendosur 50 vende afrikane në të ashtuquajturën listë të “kuqe”.
Të gjithë shtetasit izraelitë që kthehen nga ato vende duhet të karantinohen në hotelet e miratuara nga qeveria dhe t’i nënshtrohen testeve Covid. Një ndalim për të huajt që hyjnë në Izrael nga shumica e vendeve afrikane u vendos të premten.
Izraeli ka konfirmuar më shumë se 1.3 milionë infeksione Covid që nga fillimi i pandemisë, me mbi 8,100 vdekje, sipas universitetit amerikan Johns Hopkins.