Dje 522 familje morën çelësat e shtëpive të tyre në kompleksin e pallateve financuar nga qeveria turke në Laç. Sot në Bubq, një nga fshatrat më të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ndahen çelësat për 122 familje. Kryeministri Edi Rama tha se ky fshat tashme është kthyer në një fshat të bukur dhe modern me shtëpi të reja më të forta dhe të bukura se para tërmetit, ku këto familje do kalojnë festën e fundvitit në banesat e tyre të reja.

“Kemi ndezur dritën e shpresës dhe besimit”, tha Rama dhe jetesa e këtyre banorëve në një komunitet shumë më të mirë dhe të zhvilluar ka qenë edhe qëllimi i vetë rindërtimit.

“Me shkollën e re një ndër 19 shkollat që janë ndërtuar dhe po ndërtohen të reja nga e para në bashkinë e Krujës, me ambiente kulturore për fëmijët dhe me hapësira që unë uroj dhe ju nxis që ti ktheni në hapësira të bukura dhe të gjelbëruara, pasi banesat nuk kanë vetëm kubaturën e mureve por edhe oborr. Nëse kujdeseni si duhet të gjitha këto oborre të gjelbëruar do e bëjë edhe më të bukur se kjo që shohim sot. Sigurisht që nuk ka qenë e lehtë, është dashur kohë dhe mes nesh sot dhe në momentin ku ra ajo fatkeqësi, hyri në mes pandemia që na detyroi të ngujohemi si kurrë më parë në shtëpitë tona. bllokoi shumë kompani dhe krijoi vonesë për mbylljen e këtij procesi. Ky proces nuk ngarkon familjes me asnjë qindarke për kredi sado te bute, por janë 100 % falas me titull pronësie në hipotekë ku secili mund të bëjë ç’të dojë. Vetëm kujdes bravat, ruhuni nga ndërrimi dhe bllokimi i bravave dhe nga çelësat. ky nuk është një program për socialistët por për shqiptarë që iu gjendëm pranë në një moment fatkeqësie. Për sa na takon të gjitha bravat janë të sigurta. megjithatë jam i sigurt se komshinjtë socialistë do i ndihmojnë fqinjët demokratë nëse u bllokohen bravat”, tha Rama.