Mero Baze

Tani askush nga ata që shkojnë nesër në stadium tek “Foltorja” e Sali Berishës nuk mund të bëj sikur nuk është I qartë. I dërguari I SHBA për Ballkanin Gabriel Eskobar hoqi çdo dilemë, duke theksuar se Sali Berisha nuk është partner I SHBA dhe se SHBA do të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe plotë aktorë politikë këtu, përjashto ata që I ka në listën e zezë.

Të githë ata që kishin shqetësim se SHBA nuk po fliste qartë për Sali Berishën tani e kanë një përgjigje më shumë se të qart. Ai nuk do të jetë kurrë partner I SHBA dhe një parti me atë në krye nuk do të ketë asnjë prespektivë në Shqipëri.

E vetmja gjë që mund të diskutojmë tani, është a do të ketë sukses një kryengritje antiamerikane në Shqipëri e udhëhqur nga Sali Berisha për hallin e tij?

Për hirë të së vërtetës Sali Berisha e ka arritur një sukses si demagog. Ai ka mundur që hallin e tij kundër SHBA ta bëj dhe hall një kategorie të degraduar politike në vend, duke formuar për herë të parë në Shqipëri një trup politike antiamerikane që dëmonstron në një stadium. Kjo ka ndodhur për herë të parë në këto tridhjet vjetë. Është një sukses që duhet t’ia njohim, si turp për Shqipërinë. Nesër ai ka prezantimin e këtij suksesi.

Por për të kuptuar a jemi përballë një kryengritje antiamamerikane apo përballë një manipulimi të Sali Berishës do të na duhet të presim disa muaj. Duhet të presim nëse Sali Beisha do ta kthej në parti politike këtë lëvizje siç ka premtuar “përmes rithemelimit” apo do ta mbaj vetëm si lëvizje partizane në male, që të tregoj se ka ende ushtarë të gatshëm të vdesin për të.

Pasi të kalojë një javë dhe PD të bëj Kuvendin e saj , pasi të kalojën disa muaj dhe të shikojnë se asgjë nuk ndodh dhe PD do të vazhdoj jetën e saj politike, shumë nga ata që do vishen trashë nesër në stadium, do detyrohen të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të kuptojnë se janë mashtruar nga Sali Berisha. Në pranverë Sali Berisha do të ketë testin e parë nëse ka arritur ta mbaj të bashkuar kryengritjen antiamerikane apo do ti fillojnë ti shthuren radhët.

Nga ana tjetër mesazhi I SHBA kundër Sali Berishës përveçse politik është dhe ligjor. I dërguari special I SHBA për Ballkanin, I la detyrë drejtësisë shqiptare të hetojë dhe ndëshkojë Sali Berishën, si një detyrim për cdo person të dizajnuar në listën e zezë të SHBA. Edhe ky do jetë një proces I vështirë, pasi drejtësia shqiptare ende nuk është çliruar nga pesha e Sali Berishës dhe ndikimi I tij në sistem, pasi ka dështuar tridhjet vjet ta marrë qoftë dhe një herë në pyetje për ta pyetur pse ka vrarë dhe pse ka vjedhur në këtë vend. Por për drejtësinë po vijnë ditë më të mira, kurse për Sali Berishën ditë më të këqija. Kështu që dhe këtu do të presim të shikojmë.

Kryengritja antiamerikane në Shqipëri nesër është në kulmin e saj. Në historinë e këtij vendi data 11 dhjetor e 2021 do të hyj si një turp I shoqërisë shqiptare që tridhjet vjet pas themelimit të pluralizmit, një tufë “dumbabistësh” organizohen të formojnë një parti të re antiamerikane në vend. Merita e këtij organizimi I pëkret Sali Berishës, por turpi I përket çdo figure publike që e mbështet në këtë iniciativë për hallin e tij. Kjo nuk është fillimi I një beteje nga e cila do të mposhtet SHBA në Shqipëri, por fundi I një një njeriu që po përpiqet të mbroj veten, duke u hakmarrë ndaj SHBA. Të tjerët do hyjnë në histori si shërbëtorë të dështuar të një figure të errët të historisë sonë.

Por së paku nga sot, nuk na thonë dot që nuk e dinim që e kishte kundër SHBA, por e dinim kundër Lulzim Bashës. Nëse I bëhet ndonjë nder Lulzim Bashës në historinë e tij jo aq të lavdishme politike, I bëhet nesër. Nesër gjithë plehrat, gjithë dështakët, gjithë delirantët dhe njerëzit që kurrë nuk kanë bërë dot politikë me mendjen e tyre në PD janë mbledhur në një vend dhe kanë dekantuar në stadiumin “Air Albania”, jo vetëm si mbetje të PD, por dhe si mbeturina të shoqërisë shqiptare. Si të tillë kanë për të hyrë në histori.