Kryeministri Edi Rama tha se për çështjet ku zyrtarë të lartë kanë shkelur ligjin janë çështje që duhet të flas drejtësia dhe se vija e kuqe është e qartë, kush ka probleme është jashtë.
“Nuk kam pse pyes qytetarët për këtë sepse vija e kuqe është e qartë. Cilido qoftë që kërkohet nga drejtësia për t’u përballur me të është jashtë. Kaq e thjeshtë”, tha Rama.