Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se mori dhe dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit. Gjithashtu, kreu i qeverisë së Kosovës raporton se është vaksinuar edhe ndaj gripit sezonal.

Në postim, Albin Kurti iu kërkon qytetarëve që të marrin vaksinën për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

“Sot e kam marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal në të njëjtën kohë dhe të njëjtën qendër të vaksinimit. Mundësia për të marrë të dyja vaksinat njëkohësisht, na jep mundësinë të mbrohemi nga të dyja sëmundjet, për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, ka shkruar ai në një status në Instagram.