Samiti i radhës i ‘Open Balkan’ në Tiranë është në përfundim. Pas firmosjes së 5 marrëveshjeve të rëndësishme, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kanë dalë në një konferencë për shtyp.
I pari që mori fjalën ishte Kryeministri Rama i cili tha se marrëveshjet e rëndësishme të firmosura sot ndryshojnë jetën e qytetarëve.
“Mundësinë dhe të drejtën e të gjithë qytetarëve për të pasur akses të menjëhershëm dhe të barabartë për lejet e punës dhe të qëndrimit. Marrëveshje për sistemin e integruar elektronik të shërbimeve i jep mundësi qytetarëve që duan të marrin shërbime të caktuara ta bëjnë këtë online, pa lëvizur nga shtëpia.
Nga Janari i vitit të ardhshëm do të kalojnë lirisht në kufijtë dhe doganat respekteve, pas pasur mundësi të sigurojnë 3 herë të njëjtat dokumente, që lidhen me import-eksportin e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Për herë të parë do të çelet eksporti për kafshët e gjalla, në bazë të besimit mes autoriteteve homologe. Për tregtuesin do të funksionojë si 1. Të gjitha vendet tona janë të super interesuar për tregje të reja. Të gjitha këto janë marrëveshje të cilat nuk janë as më shumë e as më pak se ato të tregut të përbashkët evropian.
E tha qartë edhe Komisioneri që Komisioni Europian e mbështet plotësisht Ballkanin e Hapur dhe fton 3 vendet e tjera t’i bashkohen. Ne jetën tonë e përmirësojmë vetëm duke i marrë vetë në dorë fatet tona”, tha Rama.