Historia mes Chelsea dhe kapitenit të tij, Cesar Azpilicueta, është drejt fundit. Mbrojtësi spanjoll i kampionëve në fuqi të Evropës nuk do ta rinovojë kontratën (që i skadon) me blutë, pasi tashmë ka një marrëveshje me Barcelonën. Kjo e fundit sapo ka blerë Ferran Torres për sezonin e ardhshëm.
Siç raporton katalanasja “Sport”, Azpilicueta ka gjetur një marrëveshje parimore me Barcelonën për t’u transferuar aty falas në qershor. Për ndërkombëtarin iberik do të ishte rikthim në futbollin spanjoll, 12 vite pas largimit të tij nga Osasuna, kur iu bashkua Marseille (2010-2012). Nga francezët më pas kaloi në Premier League, për t’u bërë flamur i klubit të “Stamford Bridge”.