Gjatë fjalës së presidentit serb në takimin në kuadër të “Open Balkan” në Tiranë, në ekran u shfaq komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili ishte në lidhje live.

Vuçiç e përshëndeti dhe më pas e mori fjalën Rama duke bërë një batutë që shkaktoi të qeshura dhe më pas i bëri me dije se cila është përgjigja që po presin të gjithë sot.

Vuçiç: Më falni nëse mora shumë kohë nga koha juaj, e shoh që komisioneri është online dhe ndoshta dëshiron që të thojë diçka. Oliver, të përshëndesim nga Tirana.

Rama: Oliver, të kërkoj ndjesë që nuk të prezantova por kur po flisja, ekrani i BE-së ishte ende i ngrirë, tani është i shkrirë.

Jam shumë mirënjohës që po merrni pjesë në këtë takim dhe menjëherë pasi Zoran të bëjë komentet e tij, do ju lutesha që të ndërhynit. Pra, ju nuk ndiqeni vetëm nga ne, por nga shumë njerëz përmes ekraneve të televizioneve dhe ata duan të dinë a e mbështet BE-ja Ballkanin e Hapur, nëse do ta thonit, do të ishte lajmi i ditës.