Ish-kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij janë duke u futur në selinë e Partisë Demokratike. Gjithçka ka ndodhur pas një mbledhjeje që ata shqyrtuan vendimet që morën.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi nga deputetët dhe funksionarët e tjerë që ndodhen brenda në selinë e partisë.
Në një prononcim për mediat, Berisha tha se do të bëjnë mbledhje. “Janë që të gjithë të barabartë mes të barabartëve”, tha Berisha.
Vendimet që do të merren Berisha tha se do të komunikohen pas mbledhjes që do të zhvillohet.