Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë me dije se nesër me datë 8 dhjetor, në Ditën e Rinisë do të zhvillohet një takim dhe do të mbahen homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se takimi do të zhvillohet tek Qyteti Studenti në orën 12:00. Të pranishëm do të jenë protagonistët e Dhjetorit të vitit 1990 dhe studentë të brezit 2021.
“Të mërkurën, dt. 8 Dhjetor, në ora 12:00, në Qytet Studenti, do të zhvillohet takimi dhe do të mbahen homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit. Të pranishëm do të jenë protagonistët e Dhjetorit të vitit 1990 dhe studentë të brezit 2021!”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha.