Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4011 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 286 qytetarë, në këto bashki: 138 në Tiranë, 15 në Durrës, Fier, Vlorë, Elbasan, 9 në Kamëz, 6 në Mallakastër, Sarandë, Gjirokastër, 5 në Vorë, 4 në Shkodër, Lushnje, Korçë, Devoll, 3 në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Kavajë, Përmet, 2 në Kukës, Shijak, Krujë, Mat, Tepelenë, Kuçovë, Peqin, 1 në Vaun e Dejës, Malësi e Madhe, Mirditë, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Kolonjë, Skrapar, Belsh, Gramsh, Librazhd. Janë 5,201 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 118 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Tepelena 66 vjeç, një qytetar nga Elbasani 74 vjeç, një qytetar nga Durrësi 77 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 78 vjeç, një qytetar nga Ballshi 79 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 88 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 349 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 198,833 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (24 Dhjetor 2021) Raste të reja ditore 286 Të shëruar në 24 orë 349 Të shtruar në spitale 118 Humbje jete në 24 orë 6 Testime ditore 4011 Testime totale 1,456,072 Raste pozitive 207,221 Raste të shëruara 198,833 Raste Aktive 5,201 Humbje jete 3,187
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2,545
Fier 579 Durrës 362 Shkodër 339 Elbasan 307 Vlorë 239 Gjirokastër 222 Berat 219 Lezhë 135 Korçë 105 Kukës 73 Dibër 69