Nëse po plafikoni të udhëtoni këto ditë, për Vitin e Ri, duhet të merrni parasysh se jemi ende në pandemi dhe se vende të ndryshme kanë masa të ndryshme antikovid. Hidhini një sy hartës, për të parë destinacionin tuaj.

Kujtojmë se Shqipëria ka dakordësuar njohjen e certifikatave digjitale të BE-së, për udhëtimet nga çdo vend i unionit drejt Shqipërisë. Pas vaksinimit të plotë, shtetasit shqiptarë mund të lëvizin lirisht në vendet e Bashkimit Evropian.