Një ekip ekspertësh në shtetin amerikan të Virxhinias hapën një kuti me relike që nga koha e luftës civile në SHBA. Kutia nuk ishte prekur prej 130 vjetësh. Ajo përmbante gazeta, libra dhe municione të asaj periudhe.

Kutia u zbulua në kryeqytetin e këtij shteti, Richmond në kohën kur punëtorët po përfundonin heqjen e një statuje të gjeneralit të konfederatës, Robert E Lee. Memoriali i kushtuar Lee-së u hoq pas protestave që pasuan vdekjen e George Floyd në Minneapolis vitin e kaluar.

Të dhënat e ruajtura në Bibliotekën e Virxhinias, tregonin se kutia ishte groposur në vitin 1877; dhjetëra banorë vendas kishin kontribuan aty me rreth 60 objekte.

Ekspertja kryesore e Departamentit te Burimeve Historike të Virxhinias, Kate Ridgway, tha se përmbajtja dhe dizajni i kutisë përputhen me të dhënat historike. Edhe pse lagështira kishte depërtuar në kuti, sërish sendet brenda saj ishin të ruajtura në një gjendje shumë më të mirë nga sa pritej.