Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se është hapur për qarkullimin e mjeteve rruga Qafa e Thorës-Theth.

Teksa jep lajmin e bukur se kushdo që dëshiron tashmë mund ta vizitojë fshatin turistik Theth, ARRSH i bën apel shoferëve që të respektojnë sinjalistikën, të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë.

“Hapet për qarkullimin e mjeteve rruga Qafa e Thorres-Theth. Për herë të parë në këtë periudhë u hap rruga nga Qafa e Thores deri në Theth

Një aks me terren të vështirë malor, me lartësi mbi 1800 metra mbi nivelin e detit, dendësia e borës arrin deri në 4 metra temperaturat e ulëta dhe rënia e herëpashershëm e ortekëve e kanë bërë edhe më të vështirë punën e mjeteve borëpastruesve dhe të punëtorëve. Tashmë ia dolëm dhe mund ta vizitoni fshatin turistik, antik, Thethin pa probleme me qarkullimin . Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore. #ARRSH #MIE”, njofton ARRSH.