Nga Pajtim Bello/ Pashallarët blu të të rënë nga vakti në Partinë Demokratike po shfyrjnë dufin ngaj Bashës. Kjo shfryrje dufi ngjan si në fabulën:”Nëm atë që s’ma ke!”. Basha nuk ka asnjë faj për rënien e tyre nga vakti dhe ata e dinë mirë. Por si i thonë mqnse nuk kanë çfarë ti bëjnë gomarit, i bien samarit. Basha ka zbatuar atë çfarë i ka kërkuar Berisha. Mirpo Berisha është bajlozi dhe nga hieja e tij ish pashallarët kanë marrë plevitin e thellë të vjetër.

Ata e kanë të lehtë që dufin t’ ia shfryjnë Bashës dhe nuk duan të dinë çfarë dëmi i bëjnë vehtes dhe PD. Berisha i ka grishur në gostinë e tij, iu ka injektuar drogën e hakmarrjes dhe i ka ndërsyer kundër Bashës. Si në filmat horror, Berisha do t’iu japi hanxharin në dorë dhe do t’iu ndërsejë: “Ja ku e kini, çfarë prisni?!!”. Ata të dalldisur do ta masakrojnë Bashën. Kur ta kenë kryer mëkatin, Berisha do tiu kthehet me ironinë e tij:”Ore budallenj, jam Sali e Berisha unë!”. Ish pashallarët, të dhunuar për së dyti nga Saliu, do të zgurdullojnë sytë. Do të shohin se kanë rënë aq poshtë sa nuk do të mund të ngrihen kurrë më. Këtë radhë do të jenë të rrëzuar dhe të turpëruar. Do të kenë humbur gjithçka të tyren, do të tregohen me gisht. Në vesh do t’iu gumzhijë tallja e opinionit:

”Ja ku janë të përdorurit e Saliut dhe jo vetëm një herë!”. Do të tregohen me gisht. Do të vuajnë turpin e paburrërisë së tyre. Janë bërë ortak me “vrasësin”e vërtetë për tu hakmarrë ndaj hijes së “vrasësit”. Do të donin që koha të kthehej pas, por do të jenë vonë. Ajo që do të jetë bërë, nuk zhbëhet më. Ata e kanë në dorë që të mos ndjeki ky turp. Të distancohen nga Sali Berisha. Kanë edhe pak ditë të bëjnë një veprim që mund t’iu kthejë vlera nëse i kanë pasur.

Vlerat verifikohen dhe provohen në kohë furtunash. Mos të futin kokën në rërë si struci. Të dalin ballas, të flasin për shumë gjëra që i dinë dhe i mbajnë përbrënda. Dhe çfarë është e vërrteta ata dinë shumë, aq shumë sa edhe vetë Saliu mund ti ketë harruar. Nëse e bëjnë, kjo nuk ka të bëjë me fatin e Lulzim Bashës. Ta bëjnë për vehte, për nderin e dinjitetin e tyre dhe për PD.