Pep Guardiola nuk i ka kursyer lojtarët e tij, as para Krishtlindjes. Kanë qenë të shumtë ata që kanë vënë re që Phil Foden dhe Jack Grealish nuk kanë luajtur në ndeshjen e fundit të Manchester City-t kundër Neëcastle, duke qëndruar në stol.

Një përjashtim i dyfishtë që ka ardhur për shkak të një feste të dy anglezëve, të cilët kanë vendosur të festojnë bashkë pas fitores 7-0 të marrë kundër Leeds, pavarësisht situatës alarmuese të krijuar nga Covid dhe “këshillës” së trajnerit për të treguar kujdes maksimal.

“I kam lënë në stol për rotacion? Jo, nuk kanë luajtur sepse meritonin të luanin të tjerë”, ka thënë Guardiola.

“Veçanërisht në prag të festave të fundvitit, lojtarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm, ashtu siç duhet të jem edhe unë i kujdesshëm në lidhje me sjelljen e tyre brenda dhe jashtë fushës. Pushime? Duhet ruajtur përqendrimi, si për atë që ndodh në përgjithësi, ashtu edhe për Krishtlindje. Duhet vetëm përqendrim, brenda dhe jashtë”.