Interviste ekskluzive për JavaNews.al me kryenegociatorin per integrimin evropian Zef Mazi, ne prag te mbylljes se presidences sllovene dhe ne lidhje me gjasat e hapjes se Konferences Nderqeveritare deri ne fund te ketij viti.
Pyetje: Jemi pothuajse në fund të vitit 2021. Kemi shpresë të mbahet Konferenca e parë Nderqeveritare me BE-ne deri ne fund te vitit? Si duket niveli i optimizmit?
Përgjigje: Eshtë disi e komplikuar t’i japësh përgjigje të shkurter këtyre dy pyetjeve. Jemi praktikisht në një faze kritike për BE-në dhe për ne. Eshtë e domosdoshme që të vijojë procesi i zgjerimit, pa ulur ritmin dhe pa u ndalur. Them këtë se duket që ky proces e ka humbur dinamizmin politik. Ai duhet të rimerret, vecanerisht tani, në prag të miratimit të kuadrit negociues dhe të vendimit, me shprese, për mbajtjen e Konferencës të parë Ndërqeveritare, me metodologjine e re. Komisioni Evropian, institucionalisht, e shkroi në raportin Shqipëria 2021 se ajo i ka plotesuar të gjitha kërkesat për mbajtjen e kësaj konference këtë vit.
Presidenca Sllovene po bën gjithecka mundet. Grupet për zgjerimin dhe për cështjet e përgjithëshme politike në Bruksel janë duke punuar mbi draftin e projekt-deklaratës për mbledhjen e Këshillit me 16-17 dhjetor. Presidenca sllovene po punon që në prokjekt konkluzionet e Këshillit të mund të përfshihet konferencen në fjalë. Ka ende shpresë. Sllovenia do punojë deri në orën 23.59 minuta të datës 31 dhjetor 2021. Puna vazhdon. Përmes kontakteve ditore unë e ndjek ecurinë e punëve. Ka ende shpresë që të mos shkohet duar bosh në festat e fundvitit. Të shohim.
Pyetje: Nëse nuk do ketë miratim, nëse nuk do ketë një datë për këtë konferencë, cila do jete arsyeja kryesore? Mosmarreveshja midis Bullgarise dhe Maqedonisë të Veriut? Apo ka edhe gjëra të tjera plus?
Përgjigje: Për Shqipërinë nuk ka kundërshtime nga shtetet e BE-së. Të 27 vendet janë në favor të mbajtjes të konferencës, përfshire Bullgarinë. Në nivelin më të lartë të shtetit, Bullgaria deklaroi zyrtarisht para pak ditësh se Shqipëria duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut. Shumica e vendeve të BE-së duan që të vijohet me konferencat për të dy vendet.
Tani është thjeshtë cështje politike: cfarë mesazhi do jepej nëse ndaheshin kur Maqedonia e Veriut ka bërë gjithecka që i është kërkuar! Ky do ishte shperblimi?! Ndërsa Bullgaria nuk mendon kështu. Ajo i përmbahet qëndrimit të saj se Maqednoia e Veriut nuk i ka përmbushur kriteret. Në BE nuk ka konsensus. Shqipëria praktikisht po mbahet peng, po pëson dëm kolateral nga ky ngërc politik që në thelb ka cështje të identitetit. Duket se harrohet se ata që arrijnë të bëjnë kompromise lartësohen, hyjnë në histori.
Shqipëria nuk ka fare të bëjë me asnjë element të ketij ngerci. Eshtë një situatë politiko-surrealiste. Kur janë në mes, në diskutim, apo kur vihen në pikëpyetje, aspekte identitare, vështirësitë shumëfishohen për të pasur një zgjidhje të afër, të qëndrueshme apo të parashikueshme në kohë. Më 4 dhejtor 2021 është mbledhur parlamenti i ri bullgar. Ai do mblidhet përsëri javën tjetër. Pas formimit të koalicionit qeverisës do shihet më qartë sesi do trajtohet ajo cështje, me cfarë emfaze, në cfarë drejtimi.
Pyetje: Franca do jetë presidentja e ardhëshme e Këshillit. Ka shanse të mbahet nën atë presidencë nëse nuk mbyllet me sukses ky vit? Pyeta sepse Franca do kete zgjedhjet presidenciale ne vitin 2022.
Përgjigje: Franca do ketë zgjedhje presidenciale në prill 2022. Kjo e komplikon punën. Sensitiviteti ndaj Ballkanit Perendimor dhe zgjerimit midis Sllovenise dhe Francës nuk është i njëjtë. Presidenca franceze prioritet të parë do ketë zgjedhjet presidenciale. Aspekte të ndryshme të politikës të jashtme do shihen në funksion të këtyre zgjedhjeve. Shpresoj që zgjerimi do të jetë një ndër prioritetet e Francës. Nuk di të them sot sa lart do jetë në atë listë prioritetesh.
Shënoj se fakti që Franca ka ndihmuar, e ka shtyrë procesin midis Bullagrisë dhe Maqedonisë të Veriut, edhe me një farë presioni, është pozitive. Unë kuptoj që Presidenca franceze mund të marrë vendim për konferenën në janar-shkurt 2021, nëse nuk do merret vendimi deri në fund të këtij viti. Por nuk dij nëse një vendim i tillë do jetë për ta mbajtur atë brenda presidencës franceze, apo asaj çeke, që fillon më 1 korrik 2022.
Zgjidhja ideale do ishte që konferencat të mbaheshin për të vendet njëherësh. Nëse nuk është e mundur, ështe logjike dhe e justifikueshme që të shtrohet pyetja: deri kur do presë Shqipëria? A ka një afat se kur duhet të zgjidhet kjo mosmarrëveshje? Do ishte e padrejtë, ndoshta edhe moralisht e diskutueshme, nëse kjo pengmbajtje do të vazhdonte pa ditur kur do mbyllej.
Pyetje: Në këtë situate, a ka impenjim puna pa ulur ritmin, apo ka rënie të tij, të optimzimit, në punën tuaj? Nëse po, ndoshta nga kjo zvarritje e BE-së?
Pergjigje: Per sa i perket pyetjes a ka lodhje apo ulje ritmi ne pune: situata nuk eshte e lehte, ne nje numer aspektesh, per te mbajtur ritem te larte ne pune. Po behet me e mira e mundeshme. Qe nga marrja e kesaj detyre, eshte pothuajse e njejta pamje. Kjo kerkon sforco dhe impenjim mjaft te madh per te kryer funksionet e rolet, brenda dhe jashte vendit, ne nivelin e duhur evte pritshem.
Kerkesat e punes per integrimin, puna pergatitore per te filluar bisedimet ne tryeze, kerkon nivel te larte, peshen e duhur, njohuri e pervoje te gjere e te thelle diplomatike e negociuese. Puna deri tani eshte nje e njeqinda e asaj qe na pret me uljen ne tryezen e bisedimeve. Çanta e veglave te punes duhet te kete te gjitha paisjet qe duhen. Pergatitjet sa me pare e te plota para uljes ne tryezen e bisedimeve evitojne humbje te ndjeshme kohe me vone. Ritheksoj, po behet me e mira e mundshme.
Aktualisht ka zvarritje nga BE-ia prej tashme 3-4 vitesh. Kjo është e dukshme. Ka lodhje në përgjithesi me këtë zvarritje. Zgjerimi nuk po shihet si invetim strategjik i BE-së në Ballkanin Perëndimor. BE nuk ka mundur t’i përgjigjet zhvillimit të situatave dhe të pritshemrisë të popujve tanë me argumenta dhe me strategji bindëse. Për popullin tonë, BE-ia ka qenë përherë sinonimi i paqes dhe stabiltietit, i demokracisë dhe lirisë, vlera themelore këto që karakterizojnë BE-në.
Eshtë fakt se sot BE-ia nuk po gjen unitetin dhe forcën e duhur politike që ta cojë perpara projektin e zgjerimit, projekti më i madhi i BE-së që nga Samiti i Selanikut në 2003, ku BE-ia bëri deklaratë të qartë të vullnetit të saj politik. Prandaj njerezit sot duket se janë dhe po mërziten. Zgjerimi për ta po bëhet dicka gjithënjë e më abstrakte. Por duhet durim, durim dhe përsëri durim.
Pjesë e ekuacionit në këtë paketë cështjesh është edhe vetë gjendja e brëndëshme e BE-se, ndoshta e qëndrimeve disi egocentriste, nacionaliste, aty. Zgjerimi nuk duket se eshte shume popullor në disa vende të BE-së. Kjo luan rol në sa lart apo sa poshtë në hierarkine e prioriteteve është zgjerimi. Politikanët nuk duan të humbin votat e elektoratit. Pavarësisht retorikës, unë kuptoj se ndoshta ka ndonjë anëtar, ose më shumë se një, që nuk duket se ka “oreks” për zgjerim tani për tani. Për rrjedhojë përdoren artifice të ndryshme, gjenden edhe sebepe, përfshire rregullimet e brendëshme në BE, gatishmëria e BE-së për të absorbuar anëtarë të rinj, interpretime dhe zbatime të shtetit të së drejtës, mediat, arsimi, buzxheti, rikonfigurim i ri i mundshëm nbdërmjet kryeqyteteve kyc në tabelën e shahut, etj,
Konferenca e parë Ndërqeveritare është latuar aq shumë sa tani duket se ka marrë një farë konotacioni edhe disi derogativ. Kjo Konferencë nuk është si Konklavi i Papatit, që zgjedh Papën! Ajo është vetem hapi i parë, ulja në tryezë për të filluar bisedimet teknike me Komisionin, As me shume, as me pak.
Pyetje: Tani jemi në prag të një koalicioni të ri qeverisës në Gjermani. Si mendoni do jetë politika e BE-së e koalicionit fitues gjerman, përfshirë zgjerimin?
Përgjigje: Koalciioni i ri gjerman – PSD, Partia Liberale dhe ajo e Gjerlbert – u ngjiz me 24 nentor 2021. Bundestag-u mblidhet me 8 dhjetor 2021. Sipas programit të kjoalicionit, guri themelor i politik\ës të jashtme do jetë: Gjermania nuk do mund t‘i përballojë sfidat vetëm, por vetëm përmes „projektit evropian“. Kjo kërkon një „BE të fortë demokratikisht, të aftë të negociojë dhe të jete strategjikisht sovrane“ që „të mbrojë vlerat e saj dhe shtetin ligjor brenda dhe jashtë dhe të jetë e gatshme të veprojë per ta“.
Marreveshja e koalicionit përmban nëe deklaratë që „interesat e Gjermanisë duhet të percaktohen në dritën e interesave Evropiane“. (Kjo ka qenë edhe në koalicionet e mëparëshme.) Disa aspekte të tjera në marreveshje duhen parë me kujdes sesi do ecin, ku do cojnë. Më specifikisht, thuhet se “qeveria synon të përdorë Konferencën për të Ardhmen e Evropës për të reformuar BE-në perfshjirë, nëse është e nevojshme, amendimin e traktateve themelore”. Per ta bere kete gje do duhet te mbledhet Konventa. Në vijim, konsiderohet e dëshirueshme që të zgjatet e drejta e inisitives tek Parlamenti Evropian, vecanërisht duke amenduar Traktatet. Nese kjo nuk do jetë e mundur, të realizohet përmes një marrëveshje ndërinstitucionale. Synimi duket se është „një shtet federal evropian bauar mbi Karten e te Drejtave Themelore“, etj.
Qeveria e re dëshiron të rrisë sovranitetin strategjik të BE-së, vecanërisht në kontekst global, në fusha strategjike si energjia, shëndeti, importet e lëndeve të para dhe teknologjinë dixhitale që „Evropa të jete më pak e varur dhe jo lehte per t’u sulmuar“. Marrëveshja kërkon që të mbrohen bizneset evropiane nga sanksionet që vihen nga jashtë BE-se. Për shtetin e së drejtës, ajo don që të mbrohet Traktati i Unionit Evorpian në mënyrë të efektshme.
Ka dhe nje numer pikash të tjera si: mundësimi i demokracive liberale evropiane për të mbrojtur më mirë veten nga brenda dhe nga jashtë; politikat fiskale dhe të bashkimit monetar për të siguruar rritje dhe borxhe të qëndrueshme; bërjen me fleksibël të shpenzimeve buxhetore; Evropa sociale; zgjatja e mandatit të gjykatësve në Gjykatën e Drejtësise Evorpiane deri në 12 vjet; mbrojtja nga fatkeqësite natyrore evropiane, axhenda e gjelbert, etj. Disa prej tyre do kene implikime direkte dhe indirekte tek kandidatet per BE, tek procesi i zgjerimit, që edhe mund të shtyhet për pasojë.
Nuk mund të lej pa shënuar, sipas marrëveshjes, se “politika e jashtme e qeverisë të re është e agnazhuar për paqen, të drejtat ndërkombetare të njeriut dhe shmangja e konflikteve”. Qëllimi është që “ta bëjë BE-në lojtar sovran, të fortë në arenën ndërkombëtare, që kërkon një politkë vërtetë të përbashkët të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes”. Pikë mjaft sensisitive është se në Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, koalicioni synon të fusë një procedurë vendim-marrje me shumicë të kualifikuar, duke siguruar që interesat e vendeve të vegjël anetarë të reflektohen si duhet ne vendime.
Parashikoj debat të madh brenda BE-së kur të vijë dita e këtyre pikave. Shtete të ndryshme anëtare janë mjaft sensitive. Mendoj se rreth tyre do ketë debat mjaft të nxehte në BE./Javanews