Së pari në La Liga është +8 pikë nga vendi i dytë. Real Madridi e sheh veten edhe në 1/8 finale të Champions League si kryesues i grupit dhe në 1/16 të Kupës së Mbretit. Gjashtë muaj të mjaftueshëm për Carlo Ancelotti që të lartësojë “Los Blancos” dhe heshtë kritikat e kundërshtarëve të tij pas aventurave jo fort emocionuese me Napolin dhe Evertonin.
Trupa merengues, me “Carletto” në stol, në fakt stabilizoi fazën mbrojtëse (vetëm 19 gola të pësuar në 26 ndeshje të luajtura), inkorporoi në mënyrën më të mirë përforcimet e reja (Alaba tashmë është lider, Camavinga ishte menjëherë vendimtar) dhe maksimizoi potencialin e një skuadre plot me talent, por ndoshta të pavetëdijshme për këtë.
Ancelotti hapi rrugën për të rinjtë, me rritjen eksponenciale të Vinicius Jr dhe Rodrygo mbi të gjitha, por edhe shtoi besimin te veteranët që kanë qenë pasuria e ciklit të Zidane. Rezultatet? Ato flasin vetë: 19 fitore, 5 barazime dhe vetëm 2 humbje deri tani, me 55 gola të shënuar, 62 pikë të fituara (mesatarisht 2.38 pikë për ndeshje).
Në gjysmë të rrugës, Reali dhe Ancelotti janë kështu një nga surprizat (ose ndoshta, duke pasur parasysh të dyja, do të ishte më mirë të thuash konfirmimet) e Spanjës dhe futbollit të madh evropian, me mundësinë, ende plotësisht të arritshme, për t’i fituar të gjitha (Tripletën) dhe shkruar një faqe të re të historisë në Madrid.