Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një tjetër video nga konkursi i Vitit të Ri 2022. Rama i ftoi të gjithë që të bëhen pjesë e këtij konkursi me një fotografi, një videokërkesë në “KONKURSI2022”, përmes platformës https://shqiperiaqeduam . al/votoFotografine Video e postuar ishte nga nxënës të gjimnazit “Ali Demi” në Vlorë Çmimet do të jepen për fotografinë e vitit, videokërkesën në shërbim të komunitetit dhe urimin më të veçantë për 2022-shin.

Aplikimet duhet të bëhen te portali “shqiperiaqeduam.al”, në rubrikën “Konkursi 2022”. Për çmimin “Fotografia e Vitit” do të zgjidhen me votim në këtë faqe tri fotografitë më të pëlqyera mes të gjitha fotografive që do të dërgohen në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022. Për çmimin ‘Videokërkesa Ime’ një ekip i posaçëm do të zgjedhë tri kërkesat fituese mes atyre që ju do dërgoni me video për të kërkuar mbështetje për një nismë në dobi të shkollës apo komunitetit tuaj në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022.

Për çmimin ‘Urimi Im’ ku ekipi i kësaj faqeje do të zgjedhë tre urime më të veçanta, që do të dërgohen me tekst, foto apo video për Vitin e Ri 2022 në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022. Çmimet do të shpërndahen me një aktivitet të posaçëm me 100 miq të ftuar nga pjesëmarrësit në Konkursin e Vitit të Ri 2022.