Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirus nga 1,679 testime të kryera. Kosova prej disa ditësh nuk ka pasur raste fataliteti ndërsa gjatë 24 orëve të fundit u regjistrua 1 viktimë.
Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 315 raste aktive me COVID. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 1,978 doza vaksine.
Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1,653,823 doza vaksine. 776,653 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës.
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit Kosova ka shifra të qëndrueshme sa i përket infektimeve dhe viktimave nga COVID.