Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi duke prezantuar masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Kosovë, ka thënë se masat po merren pas rekomandimeve dhe duke parë përhapjen së COVID-19, si dhe paraqitjes së versionit Omikron, i cili ka një përhapje më të shpejt.
Sipas tij, nga sot rikthehet mundësia e vaksinimi edhe gjatë fundjavës, si dhe në Aeroportin e Kosovës.
Të gjithë personat që hynë në Kosovë duhet të kenë certifikatën e plotë e në rast se personi ka vetëm një vaksine, do të kërkohen testet. Kurse, nga 3 janari për të hyrë në Kosovë duhet të ketë vetëm certifikatën e plotë të vaksinimit, njofton Kosova Press.
Ai tha se për ta evituar mbylljen e shkollave dhe bizneseve, punonjësve në institucione publike dhe private, udhëtarët e transportit publik, nxënësve, dhe studentëve, shfrytëzuesit e qendrave tregtare apo gastronomisë, do t’u kërkohet certifikata e plotë e vaksinimit apo e pjesshme. Kjo e fundit duke dëshmuar me testet.
Kurse, kryeministri Albin Kurti tha se këto masa janë të domosdoshme që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll.