Komisioni i Prokirimit Publik organizoi sot në mjediset e Pallatit të Kongreseve trajnim për Operatorët Ekonomikë dhe Autoritetet Kontraktore të qarkut të Tiranës dhe Durrësit.

Ky truk shkrin yndyrat gjatë gjumit. Provojeni sonte
GoSlim

Mamaja 47 vjeçare shokon doktorët: harrojeni botoksin, bëni këtë
Hialuron Plus

Simptomat e prostatitit? Sëmundja do të zhduket pas 1 dite!
ProstaGenius

Imagine Being A Dutch Girl And Buying A Horse!
Zestradar
Në fjalën e tij Kryetari i KPP, Jonaid Myzyri tha se nga viti 2010 e në vijim, operatorët ekonomikë vendas dhe të huaj megjithëse marrin pjesë në procedura të prokurimit publik në rrugë elektronike detyroheshin të udhëtonin nga çdo skaj i Shqipërisë në një maratonë kundër kohës për të kapur afatet e ankimit, duke u përballur me rradhë të gjata në bankë, postë dhe dyer që ju mbylleshin duke rrezikuar kështu dorëzimin e ankesave.

“Tetëmbëdhjetë muaj më parë, kur Kuvendi i Shqipërisë më besoi detyrën e drejtimit të institucionit të Komisionit të Prokurimit Publik e kishim të qartë se transforimi rrënjësor duhet të niste pikërisht nga digjitalizimi i plotë i shërbimeve, si gur themeli i një mardhënie të re biznes-autoritet kontraktor dhe Komisioni Prokurimi Publik”, tha Myzyri.

Sipas tij, ky vizion, përkthyer në një reformë dhe politikë kaq të rëndësishme publike me një impakt të drejtpërdrejtë social në të gjithë grupet e interesit, nisur nga një institucion i vogël, por hallkë tepër e rëndësishme në zinxhirin e prokurimit, nuk do të ishte kurrësesi e mundur pa mbështetjen e Kryeministrit z. Edi Rama.

“Mbështetja e zotit Kryeministër dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ndaj zërit dhe kërkesës së një institucioni të pavarur ka qenë esenciale në përfundimin në një kohë rekord, duke kthyer Shqipërinë ndër vendet e para dhe të pakta në rajon dhe në botë që ka përfshirë edhe procesin e dorëzimit dhe shqyrtimit të ankesave online në fushën e prokurimeve si edhe një nivel krejt të ri transparencës të organeve të shqyrtimit të ankesave.”, u shpreh Myzyri.

Më tej gjatë fjalës së tij Myzyri, theksoi se puna e KPP ëshrë vlerësuar dha nga SIGM-OECD në raportin e publikuar disa ditë më parë.

“Jo më larg se të premten, SIGMA-OECD ka publikuar raportin për “Reformat e mirëqeverisjes dhe Administrimit Publik” për vitin 2021. Në raport theksohet se performanca e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) është përmirësuar ndjeshëm ku fokusi vendoset tek sistemi i ri apelimit elektronik, rritja e shpejtësisë së vendimarrjes dhe faqja e re web.
Nga data 27 Tetor të gjithë operartorët ekonomikë vendas dhe të huaj mund të mjediset e Pallatit të Kongreseve, KPP do të zhvillojë trajnim falas për të gjithë Operatorët Ekonomikë dhe Autoritetet Kontraktore të qarkut të Tiranës dhe Durrësit. elektronikisht ankesat dhe argumentet e tyre si dy shërbime të veçuara, duke zeruar çdo kosto ekstra dhe çdo kontakt të drejtëpërdrejtë me çdo zyrë shteti, përfshirë dhe Komisionin e Prokurimit Publik”, deklaroi Myzyri.