Kryeministri Edi Rama ka pritur presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Pallatin e Brigadave mëngjesin e sotëm.
Ata do të nënshkruhen rreth 5 marrëveshje, të cilat janë:
1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.
3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.
4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjellë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
5-Marrëveshje Shqipëri-Maaedoni e Veriut për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
Nuk do të mungojnë diskutimet e liderëve për të ardhmen e Agjendës së Ballkanit të Hapur ndërsa në orën 13:00 do të dalin në konferencë për shtyp.