Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burg për Francesco Becchettin. Biznesmeni italian akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Prokuroria pretendon se ka krijuar skeme mashtrimi me TVSH’.
Gazetarja Klodiana Lala ben me dije se ka edhe te pandehur te tjere.
Gjithashtu, Becchetti akuzohet edhe për pastrim parash, së bashku me një nga ortakët e tij, De Renzis. Ky i fundit, veç të tjerash, akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, mospagim taksash, si edhe falsifikim dokumentesh.
Akuzat janë zyrtarizuar nga Prokurori. Ndërkohë, biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar. Balkanweb/