Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bën të ditur se janë kryer 19157 seanca radioterapie pranë QSUT-së gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti.

Sipas FSDKSH-së nëpërmjet investimeve të kryera në pajisje dhe teknologji u bë e mundur ulja e radhëve të pritjes, ndërsa është rritur cilësia e shërbimit për pacientët.

Paketa e radioterapisë është e financuar 100 % nga FSDKSH që prej janarit të vitit 2018.

Shtimi i barnave për trajtimin e sëmundjeve të rënda tumorale, si dhe sigurimi i pajisjeve të reja diagnostikuese konsiderohet prioritet në planin e masave nga dikasteri i shëndetësisë, kundrejt parandalimit dhe trajtimit të këtyre sëmundjeve.