Belshi i rilindur tërësisht është kthyet në një prej destinacioneve turistike më të vizituara të qarkut Elbasanit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Belshi i zbukuruar me dekorin e festave të fundvitit.
Gjithë krahina numëron rreth 84 liqene, midis tyre ka dhe të vegjël fare, por të gjithë janë të bukur dhe kanë karakteristikat e tyre.
Kanë një florë befasuese sidomos në pranverë. Disa numërohen me emra për bukurinë e tyre si, ai i Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degës, me një florë të pasur si, zambaku i bardhë, zambaku i verdhë, karakteristikë për ujrat e këtyre liqeneve që tërheqin vëmendjen e vizitorëve.