Kryeministri Edi Rama në festën e Krishlindjeve ka zgjedhur që të sjellë në vëmendjen e të gjithëve tragjedinë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të 2019 në vendin tonë, ku humbën jetën 51 viktima dhe u lënduan qindra të tjerë.
Kreu i qeverisë përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, ka publikuar një video me pamje nga shkatërrimi i pronave dhe shumë banesave të qytetarëve kryesisht në Thumanë, Lacc dhe Durrës, si pasojë e tërmetit.
Ndërkohë në pjesën e dytë të videon shihen pamje nga rindërtimi dhe përfundimi i disa banesave të qyetarëve që tashmë pas dy vitesh do të festojnë në ngrohtësinë familjare festën e Krishtlindjes.
“MIRËMËNGJES, në këtë ditë të bekuar paqeje, pushimi, reflektimi dhe shprese❤️”, shkruan Rama.