Sali Berisha ka zgjedhur të nisi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës administratorin e ZeniTv dhe Zeni.net Çlirim Peka. Gazetari ka ndarë disa foto nga avioni teksa në njërën shkruan ‘Foltore’.

Peka do të jetë pranë demokratëve në këto foltore, ndërsa ish-kryeministri do të jetë ‘online’ në takim me demokratët që jetojnë në Amerikë, pasi vetë Berisha e ka të pamundur të shkojë në SHBA, pasi së bashku me familjen është shpallur ‘non grata’.Krahas Pekës thuhet se do të jetë edhe emigrantja Evi Kokalari e cila është shumë e njohur në SHBA, si dhe me jehonë të gjerë në dy tre kontinente. Me këtë përfaqësim të nivelit të lartë, pritet që Departamenti Amerikan i Shtetit të jetë vendosur me shpatulla pas murit dhe vetë sekretari i përgjithshëm Antony.J.Blinken mund të konsiderojë mundësinë e dorëheqjes.