Protesta e organizuar pasditën e sotme në Tiranë kundër “Open Balkan” dhe vizitës së Presidentit Vuçiç është lajm kryesor tani në mediat serbe pranë qeverisë.
“Kurir” raporton se “ekstremistë shqiptarë, të ndihmuar nga të tjerë nga shqiptarë nga Kosova janë mbledhur para kryeministrisë për të protestuar kundër presidentit të Serbisë”.
Ndërkohë, “Blic”, po ashtu media pranë qeverisë, i referohet djegies së fjalmujve serb në Tiranë duke e cilësuar situatën si kaotike. Në fakt përveç protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një perimetër të kufizuar, nuk ka asgjë kaotike në kryeqytetin e Shqipërisë, raporton abcnews.al.
Ndërkohë, “Alo,rs”, një portal i njohur për qendrime ekstremiste ndaj shqiptarëve e cilëson “të tmerrshme situatën në Tiranë” duke theksuar se shqiptarët dogjën dhe kërcënuan Serbinë.
“Novosti” shkon edhe më tej duke zbuluar një plan sipas të cilit një pjesë e protestuesve do të shkojnë në aeroport për të ndaluar futjen e presidentit të Serbisë në Tiranë.
Kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi deri më tani nuk ka ndonjë njoftim për aktivitete të tjera krahas protestës. Madje kjo e fundit u shpall e mbyllur në orën 18:00.