“Jezusi lindi atje, pranë barinjve, afër të harruarve të periferisë. Ai vjen atje ku dinjiteti i njeriut vihet në provë”. Kështu tha Papa Françesku gjatë meshës së Krishtlindjes. Ati i Shenjtë kujton se është shumë e rëndësishme që puna e njeriut të ketë dinjitet dhe të vlerësohet.

“Sonte Zoti vjen për të mbushur me dinjitet vështirësitë e punës. Ai na kujton se sa e rëndësishme është t’i vlerësojnë në punë dinjitetin njeriut, sepse njeriu është Zot dhe jo skllav i punës”, tha ai.

“Të dashur vëllezër dhe motra, le të kthehemi te thelbësorja e besimit, te dashuria e parë, te adhurimi dhe te bamirësia. I shikojmë të urtët që enden, rrugës, ku është Zoti në njeriun dhe njeriu në Zot; ku Zoti është në radhë të parë adhurohet, ku të fundit zënë vendin më afër tij. Zoti na dhëntë të jemi një kishë e varfër dhe vëllazërore adhurimi. Kjo është thelbësore”, shtoi Papa më tej.